Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Debati për numrin e ulët të bluzave të bardha, Spahia-Manastirliut: Mbushët xhepat me PPP! Mjekët e shohin vetë si është situata

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9a67af66698dfb8736af2e7611692ac2

Sot presidenti i Republikës, Ilir Meta publikoi një raport të OBSH-së, ku vihej në dukje numri i ulët i mjekëve, në raport me popullsinë e Shqipërisë.

Disa orë më vonë reagoi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se raporti që publikoi Kreu i Shtetit ishte i vitit 2016 dhe jo i 2020.

Ajo fajësoi koalicionin qeveritar PD-LSI të 2009-2013, duke thënë se asokohe ky koalicion bllokoi specializimin e mjekëve të rinj. Sakaq, ka reaguar dhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Demokrati thotë se Rilindja ka mbushur xhepat nga PPP-të dhe vetë s’ka bërë asnjë këto vite qeverisje. Spahia shprehet se shumë mjekë janë detyruar të braktisin familjet e tyre dhe të emigrojnë, për një jetë më të mirë, kjo pasi mjekësia jonë nuk ka kushte, ndaj dhe kemi këtë numër të vogël bluzash të bardha në spitale.

Postimi i Bardh Spahisë

ME XHEPIN E MBUSHUR NGA PPP-TE EDHE NE SHENDETESI, RILINDJA THOTE ENDE “FAJIN E KA PD”-JA!!!!

Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!
Po ju cfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata?
Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp?
Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!
Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?
Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se cfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?
Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!
Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët!

  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img