Hapësire reklamuese

Aktualitet

Debati për komedinë “Prefekti”, regjisori Spiro Duni tregon se veprës do t’i ndryshohet titulli

Shkruar nga Newsbomb
Debati për komedinë “Prefekti”, regjisori Spiro Duni

Rivënia në skenë e komedisë “Prefekti” ka ngjallur debate të shumta mbi veprat e kohës së regjimit komunist, për shkak se në këtë veprër vihet në lojë ish-Prefekti i Tiranës Qazim Mulleti.

Familjarë të familjes Mulleti kanë dalë publikisht dhe janë shprehur se ndihen të ofenduar nga leximi publik që iu veprës nga aktorët.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në një ndërhyrje live në Open tha se pas debatit që ishte krijuar , ishte fshirë postimi për leximin e veprës dhe bashkë me të edhe komentet.

Për të shgmangur keqkuptimet dhe për të shuar të gjitha debatet, regjisori Spiro Duni tregoi se veprës do t’i ndryshohet titulli dhe do të quhet “Profeti”.

Debati në emisionin Open:

Hervin Çuli: Leximi është një politikë e Teatrit kombëtar që e bëmë që nga pandemia, dhe aty selektojmë vepra dhe i risjellim. Dhe tani para se të lexohej Prefekti kemi lexuar vepra të tjera, pra nuk ka pasur një lidhje të drejtpërdrejt me festat, por një gjë e rastësishme. Dua të sqaroj zonjën Besforta se Teatri nuk censuron, por duke ditur një pjesë të qytetarëve që janë të ndjeshëm dua të them që kemi hequr postimin e leximit dhe bashkë me të kanë ikur dhe komentet.

Besforta Mulleti: Disa komente janë fshirë

Unë po ju them që është zhdukur leximi bashkë me komente, jo disa komente, sepse mendova që pas një debati kaq të madh, më e mira ishte kjo.
Spiro: Do quhet ‘Profeti’ vepra.

Çuli: Unë dhe Duni kemi konflikte artistike për këtë vepër se i kam thënqë vepra është e mbingarkuar me elemente propagandistike. Në djall vaftë një komedi nëse dhe një njeri i vetëm preket

Duni : unë do të bëj të kundërtën do ta çoj atje ku e meriton Qazim Mulleti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll