Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Debati për energjinë, Spiropali “ia numëron” dështimet Berishës: Çove për skrap TEC-in e Fierit, privatizove HEC-et e mëdha, CEZ-i të mbylli çezmat e ujit

Shkruar nga Newsbomb
Debati për energjinë, Spiropali “ia numëron”

Debate të forta në Kuvend, ku po diskutohet për situatën energjitike në vend. Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për vjedhje me energjinë elektrike, iu është përgjigjur ministrja socialiste Elisa Spiropali.

Ajo ka rikthyer në vëmendje panoramën e mjerueshme të situatës energjitike që la qeveria e Berishës në vitin 2013. Sipas saj, Berisha është përgjegjës për disa nga dështimet më të mëdha, nga çmontimi i TEC-it të Fierit, milionat e shpërdoruara për TEC-in e Vlorës, privatizimi korruptiv i CEZ e deri te privatizimi i disa prej hidrocentraleve më të rëndësishme në vend.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Nuk po e nis nga fillimi i viteve 90, por gjithë aji populizëm që energjia do jepet falas, rënoi bazat. S’po e nis aty. Po e nis atëherë kur e dinte mirë se çfarë bënte. E mbani mend privatizimin politiko korruptiv të CEZ, që është akoma në SPAK. La plagë të rënda dhe ende të pashëruara në sistem. Nuk dua të merrem, le të merret SPAK-u. Fakti është që në 2012 dhe në fillim të 2013 po ky kryeministër i bënte thirrje CEZ, ju lutem na hapni dritat dhe çlironi çezmat. Ja këta jeni ku. Këtë fuqi dhe kotroll kishit ju në momentin që e dorëzuat për arsye që të gjithë shqiptarët i dinë. Qeveria juaj për arsye të pakuptuara vendosi për demontimin dhe shitjen për skrap të termocentralit të Fierit, edhe pse TAP i kalonte te këmbët. Por vijojmë me bëmat e tjera, zvogëlimi i portofolit publik kur shitët hidrocentralet më të rëndësishme.

Bistricën, Shkopetin, Ulzën...Hecet ASHTA 1 dhe 2 ia dhatë privatit. Ndërtimi dhe mosvëia në operim e tecit të Vlorës, 180 milionë euro të hedhura në det. Dhe nuk mbajtën përgjegjësi. Dhe po të ishte ky TEC, e të tjerë, sot nuk do të kishim nevojë. E pasi e rrënuat, pasi na u desh deri nga 2013 e tani ta konsolidojmë, ju na flisni sot për performancën e ministrisë, OSHEE dhe të tjerëve. Humbjet në rrjetin elektrik kanë ardhur duke u reduktuar dhe kanë arritur në nivelin më të ulët historik, nga 44% që ishte në 013 në 19.9%. Të mos flasim për të tjerat, nuk rrihet sot në radhë për të paguar. Pse e pengoni hidrocentralin e Skavicës, një investim amerikan? Pse flisni keq për investimet amerikane? Pse mundoheni t’i ngrini qytetarët në protestë? Porti amerikan i gazit të lëngshëm, është një garanci më shumë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll