Hapësire reklamuese

Politikë

Debati për "çadrën" në bulevard, Salianji: Rrëzuam Qeverinë! Fevziu: Ishte pazar, ndatë institucionet me lekë

Shkruar nga Newsbomb
Debati për "çadrën" në bulevard, Salianji:

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur mbrëmjen e sotme se protesta e opozitës në vitin 2017 përmes çadrës së vendosur në bulevard, arriti të rrëzonte qeverinë Rama para zgjedhjeve dhe të krijohej një qeveri teknike.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin "Opinion", por drejtuesi Blendi Fevziu, i është kundërpërgjigjur duke thënë se ajo marrëveshje e vitit 2017 ishte pazar mes dy liderëve.

Ervin Salianji: Nuk harrohet që ne në 2017 me aksionin e çadrës, e organizuar nga opozita, jo me pjesëmarrje masive sa kanë qenë disa protesta që kemi bërë dhe me masivitet në atë periudhë, arritëm të rrëzojmë gjysmën e qeverisë.

Blendi Fevziu: Bëtë pazar për gjysmën e qeverisë.

Ervin Salianji: Po lere mo…

Blendi Fevziu: Bëtë pazar.

Ervin Salianji: Ai u detyrua të jepte gjysmën e qeverisë.

Blendi Fevziu: Bëtë pazar, ju ndatë institucionet që kanë lekë, kujt i tregon. U ulën dy burra dhe thonin kjo institucion ka lekë merre ti, kjo s’ka lekë merre tjetri. Ai ishte pazar.

Ervin Salianji: Çfarë lekësh, ku ka lidhje. A u rrëzua qeveria apo jo?

Blendi Fevziu: Po çfarë rrëzimi. Edhe pasi humbët zgjedhjet mbanit qeverinë akoma edhe 4 muaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.