Themeluesja e fondacionit ‘Down Syndrome Albania’, Emanuela Pepkola Zaimi dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë patur një përplasje verbale para pak ditësh, pasi kjo e fundit iu kundërvu ashpër një komentueseje që kishte aluduar se nuk e nxjerr vajzën nëpër rrjete sociale për shkak se është me sindromën Down.
‘Njeri i ndyrë, njeri psikik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjnë pis’, ishin këto fjalët e Xhensilës.
Themeluesja e fondacionit, e ftuar në ‘Trokit’ është shprehur se ka folur privatisht me Myrtezajn dhe e vetmja hatërmbetje e saj ishte përse nuk e mora direkt në telefon apo t’i shkruaja një sms. Ajo ka bërë me dije, ndër të tjera, se fansat e Xhensilës e kanë kërcënuar për statusin.
‘Nuk duhet të përdorim diagnoza si psiqik, si kundërpërgjigje. Mendoj se ajo e bëri padashje, mbase mungesë informacioni. Unë kam fituar imunitet, por nënat e fëmijëve më shtyjnë të reagoj në këto raste. Folëm privatish, e vetmja hatërmbetje e saj ishte përse nuk e mora direkt në telefon apo t’i shkruaja një sms. Por nuk e kisha numrin atë mbrëmje. Ajo ta ketë vajzën me jetë. Fansat e saj më kërcënuan për statusin që bëra’, ka treguar Emanuela Pepkola Zaimi.