Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

DEBATI/ Godole: Në një shtet normal, ti duhet të ishe në burg; Sekretari i Partisë Komuniste: Më mbajnë nën kontroll, kanë frikë se mos bëj ndonjë puç ose revolucion

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretarri i Partisë Komuniste në Shkodër, Gjon Bruçi, ka dalë hapur në mbështetje të deputetit socialist Bujar Çela, pasi ky i fundit uroi Festën e Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, e ftuar në emisionin “Open”, it ha Bruçit se ai do të duhej të ishte në burg për qëndrimet e tij pro diktatorit Hoxha nëse Shqipëria do të sihte një vend normal.

Ndërsa Sekretari i PKSH-së u shpreh se borgjezia e lë të lirë për ta patur nën kontroll, pasi kanë frikë se ai mund të bëjë ndonjë puç apo revolucion.

Pjesë nga debati

Godole: Nëse ky do të ishte një vend normal ju do ishit në burg. Nuk do kishit mundësi të kishit këtë deklaratë. Nëse ky do të ishte vend normal, popull me dinjitet, që në fillim të ’90 do të kishte kërkuar shpalljen e paligjshme të Partisë Komuniste, sidomos sa i përket kontestit me të cilin funksionoi, çfarë krimesh kreu. Ju do të mbanit përgjegjësi ligjore duke u dënuar me burg.

Bruçi: Unë jam anëtar i Partisë Komuniste. Kam dalë jashtë ligjit në ’92 dhe kam ndejtur në ilegalitet. Nuk kam frikë se më nxjerr borgjezia jashtë ligjit, megjithëse je vajzë e re dhe nuk e di historinë e Partisë Komunistë. Komunistët veprojnë më shumë në ilegalitet sesa në rrugë legale.

Godole: Me atë ilegalitet na sollët gjithë ato të mirat pastaj.

Bruçi: Borgjezia më ka lënë të lirë sepse më ka nën kontroll se mund të bëj ndonjë puç apo ndonjë revolucion.

Godole: Zotëri kurdisni orën dhe të jeni mirënjohës që ky nuk është një shtet normal. Po të ishte normal nuk do të flisnit kështu.

Bruçi: Unë e kam babën dëshmor të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe është larë me gjak ajo punë. Nuk i trembem as burgut as vdekjes. Emri i Enver Hoxhës nuk mund të shkulet as nga Alibeaj, as nga mijëra Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img