Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Debatet për detin Jon dhe zgjerimin e Greqisë, Shqipëria si Turqia: Dërgon anijen luftarake në Sarandë (FOTO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1606bc42d9e9d9279c04a07a2226e959

Debatet e nxehta që janë rikthyer ditën e sotme, në lidhje me zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, mesa duket kanë bërë që shteti shqiptar të veprojë si Turqia, të nxjerrë në patrullim anijen luftarake.

Newsbomb ka siguruar pamje të minutave të fundit nga porti i Sarandës, ku shihet qartë duke patrulluar në ujërat tona anija luftarake, me mbishkrim Roja Bregdetare.

1.1.jpg

Pushuesit janë çuditur disi pasi nuk ndodh shpesh që në këtë gji para portit të ankorohen anijet e ushtrisë.

2.2.jpg

3.3.jpg

Sot kryeministri i Greqisë Kyrakos Mitsotakis, nga parlamenti ka deklaruar se Greqia do të sigurojë 12 milje edhe në detin Jon.

Ndërkaq ai bëri me dije se për këtë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa shtoi se ai do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë.

Pas deklaratës së fortë të bërë nga kryeministri i Greqisë, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama është ngacmuar nga një komentues në rrjete sociale i cili i ka shkruar se ujërat detare ia ka falur Greqisë. Përgjigja e kryeministri ishte me tone të forta ironie, ku thekson se nuk falen detet e tokat si rroba.

“Të rroftë Skënderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapën në gjumë, i hëngre e ike në drejtim te paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

komenti.jpg

Më tej reagoi edhe anëtari i grupit negociator me Greqinë dhe diplomat në Ministrinë e Jashtme, Glevin Dervishi. Ai tha se zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon nuk është asgjë e re për Shqipërinë.

Dervishi sqaron se ky zgjerim i mundshëm i Greqisë, nuk e prek fare detin Jon dhe ujërat territoriale të Shqipërisë.

HARTA_copy_copy.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img