Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Debatet në mbledhjen e PD, Bregu dhe Topalli kundër bojkotit të Kuvendit, Berisha i paqartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cad8dfe27ea69869aff262b0c785e468

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është duke u zhvilluar me debate të shumta pasi në tyrezë është hedhur ideja e bojkotit të Kuvendit deri sa mazhoranca të pranojë kushtet e opozitës për zgjedhjet e 18 qershorit.

Edmond Spaho ka mbështetur bojkotin dhe ka kërkuar rikthimin e protestave në rrugë, i të njëjti mendimi kanë qenë edhe Arben Ristani me Genc Rulin, por ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen e Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit.

Bregu dhe Topalli janë shprehur kundër bojkotit, ndërsa kanë dyshime për organizimin e protestave.

Ish-kryetari i partisë, Sali Berisha ka kërkuar rikthimin me çdo kusht të besimit të qytetarëve te zgjedhjet, si dhe ka theksuar se i gjithë territori i vendit është mbushur me banda që kanë lidhje të drejtpërdrejta me ministrat e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Gjithsesi, nga ato që raportohen brenda mbledhjes lideri historik i demokratëve nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë nëse mbështet apo jo bojkotin e Kuvendit.

Lexo edhe: Publikohen 5 kushtet e opozitës për zgjedhjet e ardhshme, Basha u merr firmën 22 partive

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img