Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Debatet në mbledhjen e Grupit të PD/ Flamur Noka: Me largimin e Bashës bie dhe vendimi për PËRJASHTIMIN e Berishës; Bushati: Sugjeroj të mbledhim një “KUVEND PAJTIMI”

Lajme të ngjashëm

Mbledhja e Grupit Parlamentar tëë PD vijon me debate mes deputetëve në selinë blu.  

Disa nga deputetët kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të zgjedhjeve për kryetarë degësh, pasi sipas tyre  kjo nuk sjell bashkim, por përçarje.

Deputeti Flamur Noka u shpreh se e ish-kryetari Lulzim Basha mori vendim individual, por me largimin e tij bie edhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës.

“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen.

Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota.Pas datës 6 Mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”,  është shprehur  Noka.

Ndërsa Helidon Bushati ka kërkuar që të ndërpriten menjëherë zgjedhjet për kryetarët e degëve, pasi kjo sjell përçarjen dhe jo bashkimin e partisë dhe demokratëve, ndërsa sugjeroi që të mblidhet një “kuvend pajtimi”.

“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim,  por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroj: Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.

Gjatë kësaj periudhe mund të vendosim të mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku të dalim me mesazhe të qarta për të ardhmen tonë dhe rikthimin si alternative qeverisëse.  Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike. Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegëve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon. Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese”, ka thënë Bushati.


Më shumë