Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Debatet në mbledhjen e djeshme në Vlorë, selia blu mohon dorëheqjen e Leskajt; Baza nuk e do ish-kreun e KLSH-së, kryetari i PD i bën ‘dalje’ në rrjetet sociale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

73200db3d238d9d9f9dc411340cf03b3 scaled

Mbledhja e djeshme e PD-së së Vlorës është shoqëruar me debate dhe përplasje brenda radhëve. Madje, në media doli lajmi se drejtuesi politik i PD në këtë qark, Bujar Leskaj, kishte dhënë dorëheqjen.

Deri tani nga Leskaj nuk ka asnjë reagim. E vetmja që dihet është fakti se mbledhja e djeshme është shoqëruar me debate të shumta mes demokratëve të qytetit bregdetar. Lista e kandidatëve e dorëzuar dje pas mesnate (9 mars) në KQZ dhe përbërja e saj ka qenë shkaku i këtyre debateve.

Shumë emra të rëndësishëm dhe me kontribut në PD-në e Vlorës janë lënë jashtë listës që ka hartuar Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në Tiranë.

Debatet mes demokratëve për listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit, dhe pakënaqësitë ndaj drejtuesit politik të qarkut Bujar Leskaj, kanë bërë që ky i fundit “të kërcënojë” me dorëheqje.

Selia Blu është mjaftuar vetëm me një shënim “dy rreshta” sipas të cilit Leskaj nuk është dorëhequr, por këto janë shpifje të Edi Ramës. Ndërkohë, prej kohësh baza e PD-së së Vlorës ka pakënaqësi ndaj drejtuesit politik të këtij qarku dhe vendimeve të selisë blu në Tiranë.

Edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj, ka shfaqur pakënaqësi me vendimet e bazës në Tiranë. Madje, me publikimin e listave për deputet, këto pakënaqësi janë thelluar pasi emri i tij nuk ishte fare në lista.

Pakënaqësitë e Deromemajt duken dhe nga mbështetja që ai i jepte më parë takimeve të Bujar Leskajt në rrjetet sociale, apo dhe shkrimet e tij, të cilat prej ditësh mungojnë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img