Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Debate të forta në KAS/ Salianji i PS: A lejon PEI votimin dy herë nga një person, po apo jo? Pelinku e KQZ: Sistemi shërben vetëm për identifikim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me debate të forta po kalon mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ku do të vendoset sot për fatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Pas përplasjes së anëtarit të KAS Ilir Rusmali me nënkryetaren e KQZ Lealba Pelinku, që ka sjell sot provat e kërkuara nga partitë dhe Komisioni, me këtë të fundit ka debatuar dhe përfaqësuesi i PS Eridian Salianji.

LEXO EDHE: Mblidhet KQZ: Vendoset sot për fatin e zgjedhjeve në Qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë

Përfaqësuesi i PS ka kërkuar të dinte nëse sistemi PEI lejon votimin e dyfishtë nga një person, ndërsa nënkryetarja e KQZ nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë por ka thënë se sistemi bën vetëm identifikimin e votuesit.

Debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS):

Salianji: Kjo ishte një provë e kërkuar nga ne. Shohim 13 shenja gishti për 13 qendra. Ju keni sqaruar që është e operatorit, tani në 9 raste janë 2 shenja gishti, nga testimi i aparaturës, a mund të jetë një shenjë gishti dy herë pjesë e testimit të aparaturës?

E kam vënë re në Gjirokastër, dhe në Berat. Tani nga ajo që kemi kërkuar ne na kanë thënë që aparatura është testuar në mëngjes. Në kryqëzimin e të dhënave, a ka lidhje testimi i aparaturës me shenjat e gishtave.

Pelinku: Nga protokolli i pajisjes, komisionerët duhet ta bënin gati pajisjen, ta ndiznin dhe ta bënin gati pajisjen, jo ta testonin.

Salianji: Këta persona që janë identifikuar dy herë, a kanë votuar dy herë. Keni arritur të vërtetoni se ka votuar dy herë apo jo?

Pelinku: Ky proces lidhet me identifikimin. Ata janë identifikuar, se kanë votuar apo jo nuk…

Salianji: Ne duam të dimë nëse lejohet votimi i dyfishtë apo jo

Pelinku: Sistemi nuk lejon leximin e një karte dy herë, kurse ajo që ka ndodhur me shenjat e gishtit është bërë për të parë nëse një shenjë gishti është vendosur disa herë në një qenddër votimi apo në qendra të tjera.

Salianji: E lejon sistemi PEI votimin dy herë?

Pelinku: E lejon depozitimin e shenjës së gishtit dy herë sepse nuk ka arkivë shenjash.

Salianji: Edhe njëherë, sistemi e lejon votimin e dyfishtë?

Pelinku: Përgjigja ime është sistemi shërben për identifikimin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img