Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Debate nga Komisioni anti-Meta te Komisioni i Sigurisë, MURRIZI nuk përmbahet: 28 mijë partizanë të vrarë?! Përralla partie! Ju keni vrarë 5 mijë veta!

spot_img

Lajme të ngjashëm

d166d8795b68a0b4e5d0ac9f7f7224f4

Seanca për veteranët e Luftës II Botëtore në Komisioni e Sigurisë pati debate midis kryetares Ermonela Felaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

Ky i fundit u revoltua për pretendimet se nga Shqipëria kanë vdekur 28 mijë partizanë në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një ‘’përrallë partie’’. Debati vazhdoi dhe me akuza, kur Murrizi i kujtoi Felajt Partia e Punës vrau 5 mijë veta në Shqipëri. PS-në Murrizi e konsideron si trashëgimtare të PPSH-së.

Debati Murrizi-Felaj në Komisionin e Sigurisë për veteranët:

Myslim Murrizi: Unë nuk kam qenë sekretar partie. Nuk mund të dëgjoj pallavarat e të gjithë komunistëve në këtë sallë. Ku janë 28 mijë të vrarët këtu?! Këto janë përrallat e partisë.


Ermonela Felaj:
Nuk ka nevojë që të përdoret ky ton. Nuk jeni këtu për të shpalosur historinë këtu. Kjo kalohet në një lojë kungulleshke.


Myslim Murrizi:
Unë kam leje të them çfarë të dua këtu.


Ermonela Felaj:
Zoti Murrizi çfarë vërejtje keni?


Myslim Murrizi:
Mos ma ndërpre fjalën mua këtu. Ma jep me dokument këtu, ku janë shifrat?!. Ti më jep vendimin e ’57 . Ty nuk të besoj unë fare, ti për mua je e pabesueshme. Historinë nuk e bën dot ti.  As ti nuk e bën dot. Ma gjej dokumentin.


Ermonela Felaj:
Lufta e dytë botërore shkaktoi shumë dëme në botë.


Myslim Murrizi:
Por ç’punë ke ti me botën me, po ti ke vrarë 5 mijë veta me regjimin.

Më shumë

spot_img