Hapësire reklamuese

Politikë

Debate në Komisionin e Ligjeve: Socialistët marrin pjesë online, deputetët e PD shkojnë në sallë dhe kërkojnë fjalën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Debate në Komisionin e Ligjeve: Socialistët marrin pjesë online,

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, është mbledhur sot dhe ka kaluar mes debatesh. Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta dhe më pas kryetarja Klotilda Bushka ka vendosur për përfundimin e saj.

Në bazë të vendimit të Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, disa ditë më parë është vendosur që në bazë të rregullave të Covid-19, mbledhjet të mbahen vetëm online. Të gjithë deputetët e PS kanë qenë sot të loguar online dhe sipas rregullores kryetarja Bushka ishte fizikisht në sallë për të drejtuar punimet.

Por, deputetët e PD kanë shkuar fizikisht në sallë, ashtu siç kishin paralajmëruar, dhe nuk kanë lejuar punimet. Sekretari i PD Gazment Bardhi nuk ka pranuar që deputetët e PD të merrnin pjesë online dhe ka kërkuar vazhdimisht që ata të flisnin.

Në këto kushte, kur Klotilda Bushka fliste online me deputetët socialistë dhe deputetët demokratë flisnin në sallë dhe kërkonin me ngulm fjalën, kryetarja e Komisionit të Ligjeve vendosi që të mbyllte mbledhjen e sotme me shumicë votash.

"Opozitës iu mohua e drejta e fjalës. Qëndrimi jonë ëështë i qartë: Ne do marrim pjesë në të gjitha mbledhjet e Komisioneve. Mazhoranca, Edi Rama po i mohon opozitës që të kundërshtojë të gjitha aferat korruptive që ai do t'i kthejë në ligj", u shpreh Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD pas debatit në Komision.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll