Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Debate në KAS për përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë/ Rusmali: Doni të prishni procesin se nuk keni prova; Juristi i PD: 23 qytetarë MUND të kenë votuar 60 herë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ka vendosur sot që gjysma e kutive të votimit në Qarkun e Beratit të rinumërohen. Ndërkohë, aktualisht ka nisur procesi për kërkesën tjetër të PD dhe LSI për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë.

Anëtari i KAS Ilir Rusmali ka debatuar me juristin e PD Marash Logu, për shkak se ky i fundit pretendon se 23 qytetarë vlonjatë mund të kenë votuar për 60 zgjedhës të tjerë, shkruan newsbomb.al. Ka qenë pikërisht kjo hipotezë e Logut që ka ndezur debatin në KAS, ku Ilir Rusmali ka kërkuar qartësisht, nëse PD ka prova apo pretendon vetëm për hipotezë, “se mund të kenë votuar”.

Edhe anëtari tjetër i KAS Ledio Braho, i ka kërkuar juristit të PD të saktësonte nëse kërkonin ripërsëritje të zgjedhjeve vetëm mbi bazën e pretendimeve të tij, se 23 persona mund të kenë votuar për 60 zgjedhës.

Debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, në KQZ:

Rusmali: Ju keni ardhur në këtë institucon për të kërkuar drejtësi. Dhe drejtësia kërkohet duke m,bajtur në njërën dorë ligjin dhe në dorën tjetër provat. Pyetjet unë nuk i bëj për karshillik. Unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjin. Ëhstë vendimatrre në një provë si kjo, ne të kuptojmë vlerën provuese të saj.

Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për një hipotezë. DHe ne nuk na duhet hipoteza por prova. Dhe unë përpiqem të ndihmoj palën që ngre hipotezën, duke kërkuar të filtrohet prova. Ju kapërceni kufijt e etikës sepse prova që ju thoni mungon.

Hipoteza e ngriotur nga zoti Logu nuk formion [provë. Provë formon vetëm fjalia. Por dokumenti duhet ta provojë provën. Zoti Logu nuk e thotë dot sepse dokumenti nuk e ka provën.

*Ndërhyn realatori i çështjes dhe kërkon dhe kërkon që palët të mos debatojnë me njëra-tjetrën

Logu: Po më lini të flas. Pse nuk e ndaluan zotërinë ser foli këtu për etikën dhe moralin. Më lejon dhe mua të bëj leksionin tim se e bëj më mirë se zoti Rusmali. Kjo provë të nderuar, ëhstë shumë e qartë. Është e zeza mbi të bardhë.

23 zgjedhës në Qarkun e Vlorës kanë vendopsur shenjat e gishtave të tyre për të identifikuar 60 votues. A është kjo të nderuar anëtar të KAS shkelje e ligjit. Ne e dimë që ëhstë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nëse ju e dini ndryshe, na e thoni që tani.

Unë nuk mund të dalë sot garant, por ekziston mundësia që këta persona që janë identifikuar për 60 votues, edhe mund të kenë votuar për 60 persona. Kemi të bëjmë me një parregullësi që cënon rëndë procesin zgjedhor.

Braho: Ju jeni të idesë që kjo provë krijon dfyshimin e arsyeshëm se 23 persona kanë votuar për 60 perrsona. Dhe nëse kjo analizohet, jemi në kushtet e pavlefshmërisë së zgjehdjeve, këtë pretendoni?

Logu: Po kjo është.

Rusmali: Por nuk provon që këta 23 persona kanë votuar apo jo?

Logu: Por është shkelje e ligjit, vendosja e gishtit disa herë apo jo?

Rusmali: Unë kuptova shumë qartë kontekstin në të cilin ju kërkoni të fusni provën. Unë kam një dilemë për fjalinë tuaj për “ekzistencën e mundësisë”. Prandaj unë e bëj pyetjen, për të kuptuar nëse kjo provohet apo jo.

Logu: Ka 23 qytetarë të Vlorës që kanë pasusr në dispozicion 60 karta identiteti në dorë për zgjedhje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img