Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Debat për motive pronësie, policia e Fierit parandalon konfliktin: Njëri kishte armë, sekuestrohet automatiku dhe municion luftarak (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arritur të parandalojë një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi në fshatin Kashisht të Fierit.

Bëhet me dije se policia është njoftuar nga banorët se kishte një konflikt midis dy personave për çështje pronësie dhe se njëri prej tyre kishte dhe armë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Gjatë kërkimeve në vendin ku ndodhi konfliki është gjetur një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Z. Rr.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Pas marrjes së njoftimit së në fshatin Kashisht, Fier, po ndodhte një konflikt për motive pronësie mes dy shtetasve dhe se njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.  

Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke bërë shoqërimin në  Komisariat të dy palëve të përfshira në konflikt, shtetasin Z. Rr dhe J. K.  

Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Z. Rr. kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Z. Rr.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak

Më shumë

spot_img
spot_img