Debat për aeroportin e Vlorës, Tabaku: Kompania s’ka eksperiencë, po thyeni rregullat; Gjiknuri: Ligj i veçantë për transparencë

Publikuar tek: politike, më 12:10 30-01-2018 Debat për aeroportin e Vlorës, Tabaku: Kompania s’ka eksperiencë, po thyeni rregullat; Gjiknuri: Ligj i veçantë për transparencë

Projektligji për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po shoqërohet me debate mes dy ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj dhe deputetes së PD, Jorida Tabaku në komisionin e Ekonomisë.

Fillimisht dy ministrat garantuan se ky aeroport vjen si domosdoshmëri për të përballuar numrin në rritje të vizitorëve, sidomos atyre që zbarkojnë me mjete private ajrore, si dhe ndikon pozitivisht në ekonominë e destinacionacioneve turistike të jugut.

Jorida Tabaku, deputetja e PD e ka parë me skepticizëm këtë projekt dhe i ka drejtuar ministrit të Infrastrukturës disa pyetje, pasi saj projekti është në kundërshtim me disa baza ligjore.

“Pse nuk i nënshtrohet ky projekt ligjit të koncesioneve? Kërkojmë garanci sovrane për trafikun e munguar, ju përmendët rastin e aeroportit të Zagrebit? Sipas rregullores së BE po thyeni rregullat se cdo ndikim financiar që vjen nga buxheti i shetit që është në distancë më të vogël se 100 metra. Asnjë aeroport tjetër që ka patur garanci si ky nuk i ka thyer këtë rregull, ndërsa i Vlorës e thyen këtë rregull. Nëse flasim për kompaninë turke, duhet që të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë në operim, nuk e plotëson kjo kompani këtë kriter. Po ashtu, cila është baza ligjore në Kushtetutë që i referoni për këtë marrëveshje?”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër, ministri Gjiknuri i është përgjigjur se është kërkuar një ligj i veçantë për më shumë transparencë.

 “Për këtë investim strategjik vendosëm ti japim status të vecantë për të pasur transparencë më të madhe, është konsideratë e Këshillin e Ministrave dhe është e bazuar në kushtetutë. Na jepni autorizimin të negociojmë me vullnet të mirë për të arritur marrëveshjen. Për kompaninë ju thatë që s’kanë eksperiencë, por në fakt nuk është e vërtetë. Ata kanë ndërtuar disa aeroporte në Turqi, Stamboll, aeroportin  e Prishtinës etj. Ndaj, duam leje për nisjen e negociatave për ndërtimin e Vlorës”, tha Gjiknuri.  

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012156963348389
array(1) { ["section"]=> string(130) "debat-per-aeroportin-e-vlores-tabaku-kompania-s-ka-eksperience-po-thyeni-rregullat-gjiknuri-ligj-i-vecante-per-transparence-108462" }