Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Debat në Komisionin Hetimor për Metën, Alimadhi: S’duhet të ekzistonte, privon të drejtat e presidentit… Manja: S’duhet djegur

spot_img

Lajme të ngjashëm

325fd534f55a9b01b0d7ae42bf8beec4

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ky komision është shoqëruar me debat që në hapje mes kreut të Komisionit Hetimor Ulsi Manjës dhe kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhit.

Alimadhi është shprehur kundër Komisionit të thirrur për shtyrjen e afatit të mandatit dhe ka kërkuar të thirren drejtuesit e institucioneve që anulluan dekretin e presidentit ilir Meta.

“Ky komision nuk duhet të ekzistonte, se nuk ka elementët e duhur për të hetuar Metën. Drejtuesit e institucioneve që kanë të bëjnë me proceset e komisionit hetimor do doja të kishin ftesë e të paraqiteshin para komisionit. Përderisa kishim presidentin do të doja që drejtuesit e institucioneve që kanë anuluar dekretin e presidentit të ishin në komision.

Në fund zgjedhjet u zhvilluan dhe nuk prodhuan situatë shumë të rëndë politike. Zgjedhjet u zhvilluan, ju morët 61 bashki dhe situata nuk është e rëndë. Ose ktheni 61 bashki ose shpërbëni komisionin.

Ngritja e këtij komisioni i privon liritë dhe të drejtat presidentit qoftë zoti Meta apo dikush tjetër sepse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Në fakt kam kërkuar të shtyhet dhe ju erdhët në idenë time pas dy muajve. Nuk kemi shkelje të rëndë që fajëson Presidentin, sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi apo shkel të drejtat e shtetasve të Republikës së Shqipërisë”, tha Alimadhi, ndërsa Manja tha se nëse lind nevoja do të mbahet një tjetër mbledhje komisioni.

“Në lidhje me institucionet që ju thoni ne kemi kërkuar dokumentacionet. Ne do të mbajmë një komision për të shqyrtuar këto dokumentacione, nëse lind nevoja do të mbajmë një tjetër mbledhje për t’i thirrur edhe drejtuesit në seancë dëgjimore

Kemi një plan hetimor të miratuar në këtë komision dhe nuk mendoj se duhen djegur etapat. Diskutimi juaj ka të bëjë me diskutimet që ne kemi lënë të bëjmë në një seancë të posaçme pas opinionit të Komisionit të Venecias. Sot kemi miratimin e procesverbalit, procedurë e këtij komisioni. Është zbardhur dëshmia e Presidentit. Jemi dakord me procesverbalin e mbledhjes së datës 9.9.2019. Miratohet. Si pikë të dytë kemi zgjatjen e afatit të kom hetimor”, deklaroi kreu i Komisionit Hetimor.

Më shumë

spot_img