Hapësire reklamuese

Politikë

DEBAT në Komision për Inceneratorët, Rama-Tabakut: I gatshëm t’i përgjigjem pyetjeve nëse s’bëni komente inkuizicionale. Lerjani Fevziut…

Shkruar nga Newsbomb
DEBAT në Komision për Inceneratorët, Rama-Tabakut: I gatshëm

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do t’i përgjigjet asnjë pyetje në komisionin hetimor për inceneratorët, nëse kryetarja Jorida Tabaku bën komente të natyrës “inkuizicionale” dhe “kooperativiste”.

Rama akuzoi Tabakun se ka cënuar dinjitetin e dëshmitarëve duke bërë komente të panevojshme gjatë marrjes në pyetje.

“Ju keni opinionin tuaj, ju s’mund të thoni sapo u provua kjo, sapo u provua ajo. Lerja Fevziut këto, mos ia merrni atë me të cilën jeton. Keni cënuar dinjitetin e dëshmitarëve nga fillimi në fund”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga debati:

Felaj: E kemi toleruar këtë mënyrën që kryetarja merr mikrofonin dhe bën 51 pyetje, jo nuk mund të jetë kështu. Pyesin të gjithë kolegët me radhë. Që kjo punë e këtij komisioni të mos pengohet, kërkoj ta marr fjalën unë.

Tabaku: Ju e njihni shumë mirë ligjin dhe rregulloren e këtij komisioni. Unë do të kisha dëshirë t’i bëja të gjitha pyetjet e mija. Nëse zoti dëshmitar refuzon, kjo është gjë tjetër.

Rama: Në cilin nen të ligjit të qytetarisë i thuhet tjetrit po aktron. Me çfarë të drejte?

Tabaku: Unë kam disa pyetje të tjera

Rama: Atëherë do të bëjmë, se unë kam ardhur për lekët këtu, jam shumë i interesuar për punën e lekëve. Do rri këtu jo 50 pyetje, por 550 pyetje, por po ju them në sy të gjithë këtyre këtu, ju nuk mund të më ndërprisni për asnjë arsye, nuk komentoni për asnjë arsye përgjigjen time. Sa herë ju bëni komente inkuizicionale apo të natyrës kooperativiste… ju thjeshtë keni marrë dëshmitarë, keni opinionin tuaj, ju s’mund të thoni sapo u provua kjo, sapo u provua ajo. Lerja Fevziut këto, mos ia merrni atë me të cilën jeton. Keni cënuar dinjitetin e dëshmitarëve nga fillimi në fund. Është normale që një koment të bëhet, por kjo histori kështu, rri përpara…unë jam gati ta vazhdojë përgjigjen për 100 milionshin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.