Hapësire reklamuese

Politikë

Debat i fortë mes Vokshit dhe Ballukut, deputetja: Hodhët gaz helmues në shtëpitë e "5 Majit"; Ministrja: T'u drodh buza kur vratë 4 njerëz në 21 Janar? Çfarë bëje ti kur ne ngrinim të vdekurit...

Shkruar nga Newsbomb
Debat i fortë mes Vokshit dhe Ballukut, deputetja: Hodhët gaz helmues

NJë debat i fortë është zhvilluar mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres Belinda Balluku. Ka qenë fillimisht Vokshi që ka akuzuar se në shtëpitë që do të shembeshin në zonën e "5 Majit", është hedhur gaz helmues kur brenda atyre banesave ndodheshin edhe fëmijë.

Më pas, në fjalën e saj, ministrja Balluku ka akuzuar Vokshin se së bashku me shefin e saj (Berishën), vranë 4 njerëz në 21 Janar 2011. Balluku e pyeti deputeten nëse i ishte dridhur buza kur mendonte për fëmijët e Aleks Nikës, të vrarë atë ditë.

Debati në Kuvend:

Vokshi: Kam një video, është një nga shtëpitë e "5Majit", po hidhet gaz lotsjellës. Janë dy fëmijë brenda, njëri 4 vjeç dhe tjetri 12. Bashkë me nënën dhe gjyshen 80 vjeçare. Përveç dhunës, nuk kursyet as gazin lotsjellës. Po si nuk u interesuat për këtë familje? Kjo shtëpi nuk ishte as në listën e atyre që do shembeshin.

Balluku: Nënë Liza që ju e përmendët, kjo është nënë Liza me punonjësit e bashkisë (tregon fotot), dhe ka edhe firmë që është njoftuar për prishjen e banesës. Ju zonja Vokshi me siguri nuk do jetoje atje, por u ka rënë halli atyre njerëzve. Ne po i komspesojmë metër për metër. Edhe ky aktrimi që vinin këtu, ju dridhet buza dhe na tregoni gazin lotsjellës. Nuk e mbaj mend çfarë keni bërë ju kur ne ngrinim të vdekurit nga bulevardi në 21 Janar. I keni bërë ju dhe shefi juaj. Jo gaz lotsjellës dhe plumba gome, por plumba që keni lënë 4 të vdekur.  Para se të dridhet buza, mendo fëmijët e Aleks Nikës. Të është dridhur atëherë buza? Dilnit nëpër emisione të lumtur se kishit shkatërruar një puç të madh. Është turp të tallesh me njerëzit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu