Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Debat i ashpër te Komisioni i Ligjeve, Bushka nuk u jep fjalën deputetëve të opozitës: Ndërpritet seanca, se jeni si në pyll këtu

Lajme të ngjashëm

Një debat i ashpër është zhvilluar në punimet e Komisionit të Ligjeve këtë të mërkurë. Kryetarja Klotilda Bushka ka ndërprerë seancën për disa minuta pushim, për shkak se deputetët e opozitës po flisnin pa mikrofon.

Me 9 vota pro dhe ato të opozitës kundër, asnjë abstenim, u miratua projektligji “Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg.”

Demokratët debatuan ashpër me kryetaren Bushka por për shkak se mikrofonat ishin të fikur nuk kishte mundësi që debati të dëgjohej. Në fund, kryetarja tha se për shkak të debatit dhe mungesës së korrektësisë nga ana e tyre, si penalitet nuk do u jepej fjala.

“Ne kemi indeksuar pensionet, kemi rimbursuar naftën për fermerët. Pse nuk ju pëlqen juve fakti që një pjesë e mirë e çmimeve të shportës janë në një nivel të caktuar. Lërini këto retorika politike se i kanë vlerësuar qytetarët kur ju kanë lënë ju atje në cep në opozitë dhe ne në mazhorancë, për efekt të përgjegjësisë.

E keni qejf zhurmën, jeni përfaqësues të zhurmës, shtrembëroni të vërtetën por qytetarët ju njohin mirë kush jeni. Kjo qeveri do vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë, do jetë e përgjegjshme para qytetarëve”, tha Bushka.

“S’ka sqarim vote. E keni si penalitet për sjelljen e pahijshme që bëni. Kur ju flisni, ju dëgjojnë kolegët me respekt, thoni pafund marrina, askush nuk ju dëgjon. Kur flasim ne ju ngriheni në kor sikur jeni në pyll këtu. Nuk keni të drejtë fjalë se kjo pikë mbaroi”, vijoi kryetarja socialiste dhe mbylli seancën.


Më shumë