Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E premte, 7 Tetor, 2022

Debat i ASHPËR në Kuvend, Balla: Mendja gjë e madhe; i kthehet Gjuzi: Me Oerd Bylykbashin hani dreka e darka, vendosët bashkë në 2017 si të fusni në burg Saimir Tahirin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një debat të ashpër me deputetin e opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Teksa po flisnin për votën e emigrantëve, ku Balla akuzoi dy partitë PD dhe LSI se e kanë bllokuar përfundimisht, Gjuzi iu kthye duke e akuzuar për bashkëpunim me këto parti.

Sipas Gjuzit, Balla ha dreka e darka me kandidatin për deputet të PD-së Oerd Bylykbashin. Më tej ai shton se këta të dy kanë biseduar së bashku për të djegur politikisht dhe për të futur në burg Saimir Tahirin.

Pjesë nga biseda:

Gjuzi: Çfarë merresh ti me ata.

Balla: Që ti zotëri nuk ke asnjë lidhje unë e di. Kuvendi i Shqipërisë nuk administron zgjedhjet. Mendja është gjë e madhe dhe duhet ta përdorësh për qëllime pozitive.

Falë marrëveshjes së 5 qershorit për fatin e keq u rikthyen partitë në administrim e zgjedhjeve.  Sot po e them publikisht, vota e emigrantëve me 25 prill është bllokuar përfundimisht nga PD-LSI. Kanë bllokuar vendimin përfundimtar të KQZ për tu dhënë mundësinë shqiptarëve për të votuar.

Balla: Po pusho se je gjithë ai, më lë ta mbaroj. Ne kemi bërë çfarë është e mundur.

PS dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht. Unë i ftoj emigrantët që jetojnë jashtë që nëse kanë mundësi të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë. Ne nuk mund të marrim asnjë lloj vendimi.

A e dini që akoma në këtë moment PD nuk ka dorëzuar akoma listën e kandidatëve.  Qetësohuni, unë njoh një person që i ka kaluar këto faza, në fillim i iku dashuria, pastaj qetësia, tashmë i ka ikur dhe mendja.

Gjuzi: Dëgjo me vëmendje, Taulant balla. Ju bashkëpunoni me PD-në. Ti me Oerd Bylykbashin hani e pini bashkë. Ju jeni dy nëndetëset dhe dy vaporët janë Luli bashkë me Edin. Qeveri me akademikë. Hoqët dhe akadamikët nga lista e PS-së. Doni të sillni në sallën e parlamentit kriminelët që dogjën dje ditën e e verës. 3200 vjet festë.

Taulant ktheu këtu, mos ik nga salla e Parlamentit siç ikën ata që i dashuron natën.

26 shkurt të vitit 2017 takimin me Oerd Bylykbashin për të vendosur se si do të digjet Saimir Tahiri, se si do të futet Saimir Tahiri në burg.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img