Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

DEA e arrestoi një muaj më parë, sot Policia i sekuestroi 1.2 milion dollarë pasuri; Ylli Didani pronar i minierës në Selenicë të Vlorës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ylli Didani, 44 vjeçari i arrestuar një muaj më parë nga DEA amerikane, është pronar i një kompanie minerare në zonën e Selenicës, në Vlorë. Sot, Policia e Tiranës i sekuestroi 1.2 milion dollarë pasuri.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del se Ylli Didani ka themeluar në vitin 2013 një kompaninë minerare “US-MINERAL”, me zyra në Vlorë, Selenicë, dhe ishte pronar i saj me 100% të kapitalit.

Objekti i aktivitetit të kësaj kompanie është “Shfrytezim, nxjerrje, prodhimi, perpunimi minerale dhe nenprodukteve te tij, Germime dheu, shfrytezim ne karriere te mineraleve te cfaredo lloji…”

 Kush është Ylli Didani

44 vjeçari konsiderohet në SHBA “bossi i drogës”. Ai ishte “koka” e një grupi që trafikonte kokainë në shumë shtete. Ylli Didani furnizonte me kokainë nga vendet e Amerikës Latine Amerikën dhe Europën. Shumë ngarkesa që mbanin “autorësinë” e tij janë bllokuar në vite në Europë dhe SHBA.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Didani është arrestuar rreth një muaj më parë nga autoritetet amerikane. Ato e kanë ndjekur Didanin që nga viti 2015 pasi ata kishin dyshime për udhëtimet e tij të shpeshta dhe pasurinë marramendëse.

Danini planifikonte të ndërtonte një nëndetëse ose dron nënujor në mënyrë që kokaina të shpërndahej më lehtësisht në Europë.

Sekuestrimi i pasurive në Shqipëri

Policia, në zbatim të vendimit të Gjykatës bëri të mundur sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme në pronësi të Ylli DIdanit, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;

•Një shoqëri sh.p.k;

• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.


1- Lexo edhe: Policia sekuestron 1.2 milion dollarë pasuri në Tiranë, në pronësi të 44 vjeçarit të arrestuar nga DEA amerikane, Ylli Didani

2- Lexo edhe: Kush është Ylli Didani, “koka” e bandës për shpërndarjen e DROGËS në Evropë

Të dhënat në QKB

Screenshot 3 48
Screenshot 4 47
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img