Hapësire reklamuese

Sporti

De Biasi surprizon me formacionin kundër Maqedonisë

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Rusi 2018”.

Gianni de Biasi e ka të qartë formacionin titullar që do të hedhë përballë ekipit maqedonas. Në skuadër nuk do të jenë dy mesfushorët organizatorë, Basha dhe Memushaj pasi italiani ka projektuar një mesfushë shkatërruese, shkruan Newsport.al.

Në mbrojtje tekniku kuqezi do të rreshtojë katërshen Agolli – Mavraj – Gjimshiti- Hysaj. Përpara tyre do të vendoset Kukeli ndërsa në mesfushë do të jenë Hyka – Abrashi – Xhaka dhe Gashi. Majën e sulmit pritet ta udhëheqë shënuesi i atij goli historik në Francë, kundër Rumanisë, Armando Sadiku.

Formacioni 4-1-4-1: Etrit Berisha, Agolli, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj, Kukeli, Hyka, Abrashi, Xhaka, Gashi, Sadiku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll