De Biasi paska qënë arbëresh dhe na e ka mbajtur të fshehur gjatë gjithë kohës?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:11 29-11-2018 De Biasi paska qënë arbëresh dhe na e ka mbajtur të fshehur gjatë gjithë kohës?

Një nga të ftuarit surprizë të mbrëmjes së sotme në emisionin Soirée ishte dhe ish-trajneri i Kombëtares së futbollit, Gianni De Biasi.

Gjatë një bisede mes tij dhe moderatores, dhe gazetarit Marin Mema, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant për jetën e De Biasit.

Marini tregoi për publikun se rreth 44 km larg Pescaras, në Italinë Qendrore ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biasi.

Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur pasi ai vetë personalisht nuk ka informacion.

Epo, nëse faktet e gjetura nga Marini janë të vërteta, atëherë e gjetëm arsyen pse De Biasit nuk i largohet zemra nga Kombëtarja jonë dhe anasjelltas.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098941326141357
array(1) { ["section"]=> string(85) "de-biasi-paska-qene-arberesh-dhe-na-e-ka-mbajtur-te-fshehur-gjate-gjithe-kohes-143270" }