Hapësire reklamuese

Aktualitet

De Biasi në izolim: Po shkruaj një libër për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi thotë se po shkruan një libër për aventurën e tij kuqezi në si tajner i kombëtares shqiptare të futbollit.

De Biasi ka menduar që eksperiencën e tij, si një nga trajnerët më të suksesshëm të kuqezinjve ta ndajë në një libër të cilin po e shkruan gjatë kohës në izolim. Këtë e ka zbuluar gjatë një interviste për gazetën spanjolle Marca.

“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, tregoi ish-trajneri i kuqezinjve.

Ndërkohë ai ka zbuluar gjithashtu se ka qenë pranë stolit të një kombëtareje europiane, por nuk ka arritur të firmosë dot pasi gjithçka u ndal për shkak të koronavirusit, megjithatë De Biasi shtoi se firma mund të vijë kur situata të normalizohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu