Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

De Biasi në “Fox Sport”, flet për ‘sekretin’ e Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhani De Biazi ishte sot në mbrëmje i ftuar në Fox Sports në emisionin “House of Football” i drejtuar nga ish-futbollisti, Paolo Di Kanio. Trajneri i Kombëtares foli për punën e tij me përfaqësuesen debutuese në Europian.

“Shqipëria ëshë një vend i veçantë, ku njerëzit kanë një dëshirë të madhe, janë plot entuziazëm. Puna jonë ishte të rikthenim këto cilësi në mentalitetin e futbollistëve, t’i përzgjedhnim në çdo kampionat, deri te më të largëtit. Berisha, për shembull, luante në Suedi. Ne shkuam atje ta merrnim. Të bësh bashkë këtë mentalitet me mënyrën se si ta interpretosh futbollin nuk është e lehtë. Përpara se të shkonim në Shqipëri, e rëndësishme ishte të dribloje” – tregoi De Biazi për përvojën e tij të deritanishme në Shqipëri.

Puna e tij nuk mund të ishte e tillë edhe pa bashkëpunëtorët e tij. Sëbashku krijuan një grup lojtarësh, një ekip të bashkuar.

“Paolo Tramexani është i zoti të përzgjedhë lojtarët. Mendoj se kam lojtarë të një niveli të mirë dhe sëbashku krijojnë një grup të lidhur. Nuk ka asnje ekip që dua ta shmang në Europian” – sqaroi trajneri i Kuqezinjve.

Nuk mund të shmangej një pyetje për një mundësi të përballjes së Shqipërisë me Italinë në Euro 2016.

“Do të luajmë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Mjafton kaq besoj, nuk duam t’i krijojmë të tjera probleme” – deklaroi De Biazi me shaka, transmeton Sportal.al.

Më shumë

spot_img