Hapësire reklamuese

Politikë

David McAllister: Nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave, Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësimin në BE

Shkruar nga Newsbomb
David McAllister: Nuk ka kohë për të humbur për

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ndaj nuk duhet humbur kohë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ai tha se Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm në Reformën në Drejtësi dhe kjo duhet të sjellë funksionalitet të plotë të drejtësisë.

“Kemi pasur disa takime, me Metën, Ramën dhe Jorida Tabakun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtarë e vlefshme e familje sonë Europiane dhe një aleat që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën.

Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Gjatë takimeve tona me politikëbërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve.

Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm në Reformën në Drejtësi dhe kjo duhet të sjellë funksionalitet të plotë të drejtësisë”, u shpreh Mc Allister.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll