Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

David J. Kostelancik do jetë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit. Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Më shumë


spot_img









spot_img