Hapësire reklamuese

Aktualitet

Daut Gumeni: Janë zhdukur regjistrat me emrat e spiunëve dhe pseudonimet, mbetën fakirat

Shkruar nga Newsbomb

Anëtari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Daut Gumeni, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ka folur për shumë gjëra por mes tyre edhe për ineficencën e Autoritetit të Dosjeve. Është një Autoritet që nuk po kryen punën si duhet. Ai ka pasur rezerva për mungesën e kolegjialitetit dhe ka lënë të hapur mundësinë për të ikur.

Ai ka thënë mes të tjerash se nuk korrespondojnë regjistrat me emrat e spiunëve, por edhe se janë zhdukur shumë dokumente. Ai është shprehur edhe për këstet e shpërblimeve dhe sesi ka një çakordancë sa i përket listave. Për të është e qartë që të përndjekurit duhet të mbahen në këtë status.

Ai ka komentuar edhe iniciativën për ndalimin e transmetimit të filmave shqiptarë, pasi përcillnin frymën komuniste, ka thënë se ky është një gjest që nuk i përket demokracisë.

Gumeni ka thënë se të rinjtë duhet ta njohin historinë dhe jo t’u ndalohet, ndërsa ndalimin e tregimit të historisë e ka quajtur si një ndër mënyrat për të mbajtur pushtetin.

“Vetë fjala ndalim nuk ka të bëjë me demokracinë. Nuk mbyllet e keqja me ndalim. Mund të them se kjo është një nga mënyrat për të ruajtur pushtetin, për të mos treguar çfarë është bërë”- u shpreh Gumeni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu