Hapësire reklamuese


Politikë

Databaza me pagat e 630 mijë qytetarëve, PD: Pjesë e patronazhimit të Edi Ramës, drejtësia të veprojë

Shkruar nga Newsbomb
Databaza me pagat e 630 mijë qytetarëve, PD: Pjesë e

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për daljen e të dhënave për pagën e rreth 630 mijë qytetarvëe shqiptarë.

Përmes një deklarate për media, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se PD beson që kjo databazë është pjesë e patronazhimit të Partisë Socialiste që u përdor për zgjedhje.

Alibeaj kërkoi që drejtësia të veprojë, sa nuk është vonë.

“Sot jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Të dhënat personale dhe sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri janë sot në duart e kujtdo që përdor WhatsApp. Publikimi i pagave për 630,000 qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimi që përdorej për zgjedhje.

Për ne nuk ka asnjë dyshim se lista që u publikua sot, që i përket pagave të marra në janar të 2021, është pjesë e përdorimit të të dhënave sensitive për qëllime elektorale. Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen, përgjegjës është Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet, si mbrojtësi kryesot i skemës së patronazhimit. Drejtësia të veprojë sa nuk është vonë”, u shpreh Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese