Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Databaza e të skeduarve”, reagon Rama: Është fotomontazh, hakerat bëjnë hajgare me ju duke futur aty politikanë e gazetarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me publikimin nga hakerat e “Homeland Justice” të një databaze me emrat e mbi 100 mijë shqiptarëve, që pretendohet se janë personat e skeduar nga policia e shtetit shqiptar.

Rama tha se databaza nuk është pjesë e sistemit MEMEX të Policisë së Shtetit që ka informacion sensitiv, por është fotomontazh që përmban brenda edhe emrat e politikanëve dhe gazetarëve të njohur.

Rama iu referua lajmeve në disa portale që shkruan se mes “të dyshuarve të policisë” ishte ministrja Elisa Spiropali, gazetari Armand Shkullaku, apo edhe spikeri Reis Çiço.

Sipas Ramës, lista fotomontazh shkakton humor te hakerat që shohin se si politika dhe portalet në Shqipëri reagojnë ndaj tyre.

“Ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin, ne sot e kemi të gjithë infrastukturën. Ai sulm flet se për çfarë terreni gjen në kanalet dhe portalet tona, dhe në politikë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe një një listë me foto të montuara përfshihen politikanë e gazetarë, fut në një vorbull të tërë, për të gjetur se çfarë lidhje kanë. Bën hajgare çdo lloj hakeri, me ju. Sepse menjëherë ngriheni në këmbë duke thënë çfarë lidhje ka krimi me këtë e me atë. Ajo që ka dalë nuk është sistemi memex, është fotomontazh”, deklaroi Rama në Parlament.

Më shumë




spot_img








spot_img