Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Data e re e zgjedhjeve, Rama ironizon keq Metën: Salvatori ynë Qametaj i vulos dekretet si Haxhi Qamili. Të gjithë në votime të dielën

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas caktimit të një date të re për zgjedhjet vendore nga presidenti Ilir Meta.

Rama e krahason Metën me Haxhi Qamilin dhe thotë se i vulos dekretet njësoj si ai pa ditur se çfarë shkruhet mbi to, për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Rama i fton të gjithë shqiptarët “pa dallim e as ngurrim” të marrin pjesë në zgjedhje ditën e dielë në 30 qershor.

Postimi i plotë:

Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll