Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dastid Pallaska: Hiqni dorë nga sjellja e vëllait të madh ndaj Kosovës (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Juristi Dastid Pallaska ka thënë se Shqipëria nuk mund të sillet me Kosovën, ashtu siç sillet Serbia me Republika Srpskan e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjatë emisionit  "Opinion" në TV Klani ai tha se “Republikën Srpska e ka krijuar Serbia, ndërsa Kosovën e kanë krijuar njerëzit e saj me luftë dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Këtë nuk arrini të kuptoni ju. Shqipëria sillet ndaj Kosovës sikur sillet Serbia ndaj republikës srpska, qasja paternaliste që tejkalon qasjen e vëllait të madh, shfaqet kryesisht në tendencat ku përqeshet flamuri i Kosovës.  Serbia mund të sillet në këtë mënyrë me republikën Srpska, sepse e krijoi vetë atë. Ndërsa ne u krijuam me atë rezistencë të vogël që patëm, dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve”, tha Pallaska.

Pallaska ka kritikuar përqeshjen e simboleve shtetërore të Kosovës në debat duke thënë se simbolet e shtetit të Kosovës janë të imponuara nga Bashkimi Evropian, dhe Kosova nuk është as e Serbisë dhe as e Shqipërisë, ajo është një shtet në vete.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese