Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Dasmorët në valle, hajdutët bënin kërdinë në banesa, arrestohen dy persona në Shkodër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjentët e policisë kriminale të Shkodrës kanë arrestuar në flangrance dy hajdutë të cilët ishin kthyer në një makth për pronarët e banesave, veçanërisht kur pronarët e tyre shkonin në dasma.

Ka qenë një grackë e ngritur nga agjrntet kriminale ,ajo që ka vënë në pranga dy hajdutët. Fmilja e shtetasit A.G ne lagjen “Skenderbeg” ndodhej në dasëm dhe hajdutet shfrytëzuan rastin duke e ditur se policia ndodhej e angazhuar në homazhet për Ardian Kodrën, raporton “StarPlus”

Shpesh herë në rastet kur forcat e policisë në Shkodër janë të angazhuar në aksione, aktivitete apo edhe misione të ndryshme, hajdutët janë ato të cilët bëjnë qejf. Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë. Angazhimi i policisë në homazhet për Ardian Kodrën ka bërë që dy hajdutë që ishin kthyer në makth në vjedhjen e banesave të provojnë të plaçkisnin një shtëpi.

Drilon Hila 28 vjeç dhe Sokol Dedaj 27 vjeç kanë rënë në gracëkn e agjentëve kriminal të policisë së Shkodrës. Dy të rinjtë janë futur në një banesë në lagjen “Skenderbeg” në afërsi të shinave të trenit. Askush nuk ishte në shtëpi sepse familja e shtetasit A.G ndodheshin në një dasëm. Agjentët kriminal kanë pritur katër orë me radhë brenda një dhome të banesës derisa 2 hajdutët si zakonisht janë future për të vjedhur. Sapo kanë hyrë brenda agjentët i kanë neutralizuar duke i vënë prangat dy të rinjve Drilon Hila, banues në Bushat dhe Sokol Dedaj banues në Shkodër.Nga sa mësohet dy shtetasit e arrestuar ishin kthyer në tmerrin e banesave në Shkodër. Kjo shtëpi ku u arrestuan dyshohet se e kanë vjedhur edhe njëherë tjetër kohë më parë. Drilon Hila dhe Sokol Dedaj mendohet se kanë vjedhur edhe banesa të tjera më parë dhe pritet që të dalin prova të dokumentuara nga ana e policisë në ngarkim të tyre. Kështu policia e Shkodrës përmes agjentëve kriminal ka parandaluar vjedhjen e një banese ndërsa ka arrestuar në flagrancë dy prej hajdutëve më të rrezikshëm në Shkodër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img