Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dasma në Fier përfundon tragjikisht, theren të ftuarit

Shkruar nga Newsbomb

Një dasmë në fshatin Radostinë të Fierit ka përfunduar tragjikisht për shkak të një konflikt mes të ftuarve. Pesë persona janë përfshirë në sherr, duke përdorur edhe thikat. 

Policia raporton se shtetasit A.Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç të tre banues në Radostinë

Bajrami dhe Pashko janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në datën 17 gusht në orën 17.20 në fshatin Radostinë në lokalin e shtetasit D.F ku po zhvillohej një ceremoni martese, shtetasit A.Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç të tre banues në Radostinë. Shtetasit A.Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në komisariatin e policisë Fier ndërsa shtetasit e dëmtuar janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.