Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dashnor Sula: Shtesa ime e RROGËS do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në Peqin! Nuk kemi bërë asgjë për të merituar këtë rritje page

Shkruar nga Newsbomb
Dashnor Sula: Shtesa ime e RROGËS do të shkojë për

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur në seancën e sotme plenare për rritjen e rrogave, duke thënë se është kundër rritjes së pagës për deputetët e ministrat, ndërsa është pro që paga t’u rritet punonjësve të administratës.

Në përfundim të fjalës së tij, Sula bëri të ditur një vendim që ai kishte marrë për rritjen e pagës që i takon atij. Deputeti demokrat tha se shtesa e rrogës që ai përfiton deri në fund të mandatit, do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në qytetin e Peqinit.

Sula: Jepni argumente zonja Bushka e Gjylameti për rritjen e pagave. Nuk jam kundër ritjes se pagave të deputetëve, por jo me këto ritme të larta. Pagën e një mësuesi e keni rritur 27 mijë lekë të vjetra, e njëjta gjë edhe për infermierët. Ka deputetë që e meritojnë këto rritje, por ka dhe nga ata që uk e meritojnë.

Po çfarë kemi bërë ne që të meritojmë rritjen e rrogave? Mësuesve po u japim nga një karamele çdo vit dhe u mbyllim gojën. Po çfarë bëjmë ne, mbyllemi në  Kuvend dhe rritim rrogat tona. Kjo do të na bëjë me të urryerin në publik.

Në Shqipëri kanë mbetur vetëm të moshuarit që kanë nevojë për ilaçe. Numri i Popullsisë ka rënë nga emigracioni. Braktisja e Shqipërisë nga forcat e reja shkaktojnë një gropë dhe në arsim. Sipas INSTAT, importet e ushqimeve pësuan rënie.

Kjo po zbulon trendet negative për emigrarcionin. Tani oligarkët u kanë zënë derën biznesit. Rritja e pagës për administratën është e vonuar dhe duhet miratuar një orë e më parë. Kam marrë vendimin si deputet që shtesa e pagës që unë përfitoj deri në fund të mandatit tim, do të shkojë për shoqatën e jetimeve në qytetin e Peqinit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll