Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dashnor Sula shkon me domate në Kuvend: Populli këto ha, ju shkoni te Nusreti

Shkruar nga Newsbomb
Dashnor Sula shkon me domate në Kuvend: Populli këto ha, ju shkoni te

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkuar në foltoren e Kuvendit me domate në duar. Për të ironizuar kolegët socialistë, demokrati tha se janë popull i thjeshtë të cilët konsumojnë domate dhe nuk shkojnë te Nusreti.

“Ne jemi populli i thjeshtë domate hamë, nuk shkojmë tek Nusreti”, tha Sula, duke vijuar më tej me kritikat sa i përket subvencioneve për bujqit dhe fermerët dhe se skema e TVSH-së është një dëm i madh.

Deputeti tha se 90% e produkteve bujqësore vijnë nga importi, duke akuzuar qeverinë për mungesë të mbështetjes së fermerëve ne vend.

“Mos harroni ju gjithë mazhoranca që jam i bindur që skemat e juaja për subvencionet janë të dështuara. I thoni gjithë blegtorëve që sot do të keni 100 dele të merrni subvencionim. Dhe e keni tavanin me 300 kokë të imta. Si do ta stimuloni. Sot prodhimi i qumështit në Republikën e Shqipërisë konsumohet për shkak të atyre që kanë dy apo 5 lopë.

Duhet të kesh 50 koshere bletë që të marrësh fonde. Po të kesh 49 nuk i merr. Nëse kemi 4 fermerë që bashkohen me 10 lopë, ju keni futur skemën e TVSH-së. I cili është një dëm i madh. A e dini që ju rajoni dhe Evropa e kanë TVSH deri në 6% ju e keni bërë me 20%. Rrit automatikisht çmimin për qytetarët? Pse duhen bërë skema të tilla?”, tha Sula, duke paralajmëruar se në muajin prill-maj dy figura të larta do të dalin para drejtësisë.

“Shikoni në prill dhe maj, së shpejti do keni dy figura të larta para drejtësisë”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese