Hapësire reklamuese

Politikë

Dashnor Sula: Presidenti do dalë nga lista e opozitës, një komision me tre përfaqësues nga maxhoranca dhe opozita do të zgjedhin emrin...

Shkruar nga Newsbomb
Dashnor Sula: Presidenti do dalë nga lista e opozitës, një

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se presidenti i ri do të jetë konsensual dhe do të dalë nga lista e kandidatëve të opozitës.

Sula tha se lista me tetë kandidatë të propozuar nga opozita do të kalojë në një shortlistë me katër deputetë, nga të cilët maxhoranca do të përzgjedhë dy.

Më pas, një komision me tre anëtarë socialistë dhe tre nga opozita do të zgjedhin një prej dy kandidatëve për president.

Kjo metodë e zgjedhjes së presidentit, nuk është konfirmuar ende nga socialistët që janë pjesë e procesit.

"Me dakordësinë që ka rënë me kryetarët e grupeve parlamentare, është rënë dakord që të ketë një shortlistë me 4 kandidatë, maxhoranca do të përzgjedhë 2, këta të dy zgjidhen me tre përfaqësues të opozitës dhe tre të Partisë Socialiste, do të dalë një kandidaturë konsensuale nga të dyja palët. Përmes diskutimit nga 8 do të bëhen 4, por mund të ndodhë që dhe nesër të ketë një propozim të ri, mund të ketë dhe propozim nga komisioni i rithemelimit, kushdo, nuk ka rëndësi. Janë njoftuar të gjithë, ftesë për të gjithë deputetët pa përjashtim që të jenë në sallë kur të bëhet votimi për katër kandidatura", u shpreh Sula në emisionin "Opinion".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu