Hapësire reklamuese

Politikë

Sula ia hedh "eurot" ministrave, Paloka i vë zjarrin Rregullores, Basha bën sehir

Shkruar nga Newsbomb
Teksa kolegët e tyre janë duke protestuar para Kuvendit, demokratët e tjerë po krijojnë kaos brenda sallës së Parlamentit. Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u ka hedhur kartmonedha false ministrave, si shenjë proteste ndaj projektligjit për bastet. Ai është ndaluar nga efektivët e Gardës, të cilët janë vendosur zinxhir në foltoren e Kuvendit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Ndërsa, nga ana tjetër deputeti tjetër Edi Paloka i ka vënë zjarrin Rregullores së Kuvendit.  Gjatë fjalës së tij, Paloka iu drejtua qeverisë së Ramës duke i thënë se shumë shpejt do t’i vijë fundi. “Në -91 isha në grevë. Nga një tv ndiqnim cbëhej në Tiranë. Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë. Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shurrë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë. Nikolla, ky nuk është parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas”, tha Paloka, ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ndodhet këtë të enjte në sallë ka qëndruar i heshtur në vendin e tij duke bërë “sehir” kolegët e opozitës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese