Hapësire reklamuese

Politikë

Dashamir Shehi prezanton lëvizjen e re “PO”: Nisim me 10 Janar, ftojmë të rinjtë të bëhen pjesë e politikës

Shkruar nga Newsbomb
Dashamir Shehi prezanton lëvizjen e re “PO”: Nisim me 10 Janar,

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën e re “PO”, në  të cilënn sipas tij do të diskutohen një sërë problematikash ekonomike dhe politike.

Ai bëri me dije se platforma do të jetë e aksesueshme pas datës 10 Janar, ku do të ketë një marrëdhenie të politikës me qytetarët. Shehi u shpreh në një intervistë në Faxnews se tashmë ka ardhur koha që të rinjtë të bëhen pjesë e politikës.

“Përmes platformës ne do të japim mundësi që njerëzit të votojnë qoftë për ide të reja, qoftë për pushtetarët. Kjo platformë do të nisë në 10 Janar, dhe ligji i parë që do të kërkojmë është ligji për Referendumet. Sigurisht që e gjithë armosfera nuk do të ishte kaq arrogante sa është sot.

Ka ardhur koha që ti themi po të rinjve në politikë, ndaj ia kemi dhënë dhe emrin ‘PO’. Bota e politikës dhe shoqëria civile janë dy rrethë në shoqëri, nuk mbivendosen dhe as nuk zëvendësojnë njëra tjetrën.

Është një armë e re për të çarë rrethimin ku kemi ngecur. Filozofia është kjo, të rindërtojmë një marrëdhënie të re me publikun. Unë shpresoj se këtë platformë do ta ndjekin mijëra njerëz. Është një formë që del në mënyrë elektronike.

Themeluesit janë kryesisht shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Do ti nënshtrohemi ligjeve që janë puro europiane. Çdo javë së bashku do të kemi disa komunikime në lidhje me situatën politike, është një platformë pune”, tha Shehi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.