Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Dashamir Shehi nga “çadra e lirisë”: LZHK nuk do të regjistrohet në KQZ për zgjedhje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaron se partia e tij nuk do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Këtë vendim e ka bërë publik një ditë pas takimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha me aleatët në selinë e PD, për të mos u regjistruar në KQZ asnjë parti opozitare.

Në një intervistë për “News 24”, kreu i LZHK u shpreh se ky nuk ka qenë vetëm një vendim i Bashës, por i të gjithë pjesëmarrësve në takim.

“Ky është hapi i mëtejshëm i kësaj beteje, kësaj rezistence. Këtu nuk ka asgjë ë re. Nëse nuk bëhen zgjedhje të lira, nuk kemi pse të hymë në zgjedhje. Kush ka menduar se kjo është lojë, duhet ta kuptojë se kjo nuk është lojë fare. Dhuna në këtë vend vërshon nga të gjitha anët, kështu që nuk mund të ketë kështu zgjedhje të lira. Gjithmonë ka pasur në Shqipëri pupacë, persona pa vlerë që i shërbejnë për ca kohë pushtetit. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se ky është reagimi i fundit. Ne kemi plan të qëndrojnë në funksion të ndryshimit të gjendjes. Ky nuk është vendim vetëm i Bashës, u mor në mënyrë kolegjiale. Themi se ka ardhur dita për të reaguar në mënyrë aktive”, tha Shehi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img