Hapësire reklamuese

Politikë

Dashamir Shehi: Nëse opozita do të kishte fituar zgjedhjet, Berisha dhe Basha do ishin duke u përqafuar

Shkruar nga Newsbomb
Dashamir Shehi: Nëse opozita do të kishte fituar zgjedhjet, Berisha

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë ka folur për sfidat e shqiptarëve dhe opozitës gjatë vitit 2021, të cilin e quajti një vit të mbrapshtë.

Teksa u ndal te përplasja mes Bashës dhe Berishës, ai tha se ky konflikt erdhi pas humbjes së zgjedhjeve, pais në rast se opozita do t’I kishte fituar zgjehdjet, atëherë kryedemokrati dhe ish-kryeministri do të ishin duke u përqafuar.

“Vitin 2021 do e mbaj mend për shumë gjëra, ka qenë një vit i keq dhe i mbrapshtë për shqiptarët, por për opozitën në veçanti. Basha dhe Berisha janë derivat i humbjes së zgjedhjeve. Se po të kishin fituar zgjedhjet, do ishin majë tribunës duke u përqafuar dhe duke na përshëndetur. Edhe një pjesë do u thonin shumë faleminderit. Ndodhi kjo unë tani. Fatkeqësisht brenda PD kanë ndodhur edhe gjëra të tjera të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë lidhje me politikën edhe kanë filluar sherret.

Por unë mendoj se kjo situatë do ketë një zgjidhje. Unë e konsideroj këtë zgjidhje të këtij problemi në një dimension më të madh. Koha tregoi se nuk mjafton vetëm PD, u mblodhëm ne të gjithë me PD dhe morëm 39%. Se janë dhe votat tona aty, pra PD vetë mund të jetë tek 30 apo 35%. Me sherret që po bëhen nuk besoj se është zgjeruar. Kështu që ne duhet të mendojmë një riformulim të ri të opozitës shqiptare që nuk e ul rolin e PD”, tha Shehi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.