Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Dashamir Shehi jep këshilla nga foltorja e Parlamentit, Nikolla: Përfitoj nga rasti të të uroj ditëlindjen

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Dashamir Shehi ka vendosur të mos e braktisë seancën e sotme plenare, edhe pse përkon me datëlindjen e tij të 64-t.

Kreu i LZHK-së, ka marrë fjalën sot ndërsa nuk ka kursyer edhe këshillat si për replikat e gjata mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por edhe për borxhin e madh që ka vendosur të marrë qeveria.

E ndërsa në fund të fjalës së tij, ka qenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që e ka uruar, ndërsa salla e ka përcjellë me duartrokitje.

Dashamir Shehi: Kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë këtu, bëjnë shumë mirë se kjo është jeta parlamentare. Por ka një kufi kjo. E mira është që atyre zotrinjve t’ja japim fjalën por jo pafundësisht. Kush e pengon kryeministrin ka të gjithë mediat aty të flasë nga mëngjesi deri në darkë. Do zhvlerësohet politikisht dhe moralisht kjo sallë. Të mos ofendohet kush nga kjo gjë. Të gjithë e kuptojnë se kjo punë po teprohet.

Në Shkodër ka një fjalë, lypa është e madhe por nuk të le pa gjë. Shumë njerëz i shikoj tani që shohin ëndrra me sy hapur, do na e falin borxhin, ia falën Greqisë, ç’e gjeti Jugosllavinë. Borxhi është borxh, e shlyen me gjëra të tjera. Borxhi duhet marrë me kujdes.

Lindita Nikolla: Faleminderit dhe përfitoj nga rasti t’ju uroj edhe ditëlindjen. Edhe 100 zoti Shehi!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img