Hapësire reklamuese

Politikë

Dashamir Shehi: E kemi bërë baltë, kush duhet të shkojë në burg

Shkruar nga Newsbomb
Dashamir Shehi: E kemi bërë baltë, kush duhet të shkojë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se rezultatet e reformës në drejtësi janë shumë pak e si pasojë ambienti është zhgënjyes.

“Po çfarë pret qytetari pas kaq vjetëve? Që me gjithë mend të dënohen ca, realisht,” – u shpreh Shehi në “Now me Erla Mëhillin”.

Sipas tij nëse nuk kapen dhe tani që korrupsioni është kaq i dukshëm atëherë nuk kemi çfarë presim më.

Shehi thotë se janë pritshmëritë e larta dhe rezultatet e ulëta ato që kanë çuar në zhgënjimin qytetar.

Të hënën, Këshili i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën për kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ndërkohë KLP ka administruar edhe platformat e tyre, dhe sipas ralacionit ata plotesojnë kushtet ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu