Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Dashakeqësi, apo ligësi? Pse Shkreli gostiti veten me derr malazez…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në “Facebook” dhe në portalet online u përhap një foto ku Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit, po shijonte copa të një derri të egër që ishte gjuajtur në Krajë të Malit të Zi, e ndoshta një pjesë e tij po konsumohej në Shkodër.

Por këshilltari i kryeministrit ndoshta nuk do ta imagjinonte se çfarë furtune mediatike do të kishte kjo gjë. “U surprizova. Dhe vetë mediat që e kanë bërë kritike, e kanë shkruar faktin se derri është vrarë në Malin e Zi. Ku ka rregulla shumë të qarta sesi bëhet gjuetia e kafshëve, kur janë shumë të vjetër e të shënuar. Por duket se ata që kanë shfarosur kafshët, po bëjnë si mbrojtësit e tyre” thotë Shkreli për Newsbomb.al.

Lidhur me faktin që kjo “gosti” lidhet me përmbytjet, për të është i pakuptimtë. Madje, thotë se lajmet pse hëngri Rama në Vlorë apo Shkreli në Shkodër, i duken të pabesueshme për t’u trajtuar.  Në këtë kuptim, i bie që njerëzit të mos hanë bukë.

Ende nuk kuptohet nëse është ligësi apo dashakeqësi kjo që ka ndodhur me këto foto. Sipas kësaj logjike, i bie që në Shqipëri të mos konsumohet mish derri i importuar, kur dihet fare mirë se në vendet ku ndodh gjuetia, plotëson të gjitha rregullat. Por, këto i përkasin situatave rozë, që në fakt “ua ngrenë amperin” shqiptarëve, për të vërshuar në një lum komentesh.

Më shumë


spot_img









spot_img