Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

DASH vlerësoi Dvoranin, reagon META: Si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës kur vdisnin për bukë shqiptarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0976de945a76a9f435d31fce99818f09

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për vlerësimin e lartë që Departamenti Amerikan i Shtetit për Ardian Dvoranin, me të cilin Meta ka patur një përplasje të fortë lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Meta tha se këto “fleta lavdërimi” janë si “ato që merrte Partia e Punës, në një kohë kur shqiptarët vdisnin për bukë”.

“Dua t’i them meqënëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e tij, dhe për sukseset e tij. Kjo gjë mua nuk më habit… Përpjekja e tij për tu vetëlavdëruar si kampion i luftës së korrupsionit dhe ramaformës, ja kjo është shikojeni nxitimin për kontratën, kjo është kapja e shtetit. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte partia e punës, ndërkohë që vdisnin për bukë në Shqipëri, si ai çmimi i Meksikës, e mbani mend”, deklaroi Meta.

I pyetur për raportet me SHBA, lidhur nga zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e Presidencës ndaj disa ambasadorëve në vend, Meta tha se ka “raporte të shkëlqyera”.

“Raportet e ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Ilir Meta nuk gënjen, nuk mashtron dhe nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan, nuk ka bërë foto si gruaja e Bilalit”, deklaroi Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img