Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Dash Sula e thotë hapur: E morëm ndëshkimin në vitin 2013 për korrupsion dhe mirë na e bënë! Mbyllnim një sy për atë që vidhte, por Rama e ka 10-fishuar korrupsionin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Dash Sula nga foltorja e Kuvendit e ka thënë hapur se Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet e vitit 2013 sepse u ndëshkua nga qytetarët për shkak të korrupsionit, por shtoi se Rama e ka 10-fishuar korrupsionin pas ardhjes në pushtet.

Ai foli edhe për vjehdjen e energjisë elektrike, ku pranoi se kur PD ishte në pushtet, lejont edhe ndonje vjedhje të vogël, ndërsa shtoi se nmë ditët e sotme vjedhja vjen nga perosna që kanë krijuar ferma bitcoini.

Gjithashtu ai foli edhe për punësimet në administratë, ku u shpreh se vetëm në bashkinë e Elbasanit janë mmijëra punonjës që nuk shkojnë kurrë në punë, por vetëm marrin pagën.

“Ju mirë e bëtë kur erdhët në vitin 2013, sepse ne ishim tolerantë dhe mbyllnin një sy për atë që vidhte. Por nuk është njësoj të vjedhësh për dritën apo për një furnelë për t’ u ngrohur, nuk mund të krahasohet me hajdutin që vjedh për një fermë bitcoin.

Ne e morëm ndëshkimin në vitin 2013 për shkak të korrupsionit. Dhe shumë mirë na e bënë! Kali i betejës së Edi Ramës ishte që do e luftojë korrupsionin, por e dhjjetëfishoi. I thoshte klientëve të Pd-së së Berishës, i mori, i përqafoi përditë. Sigurisht që borxhet që kishin Ujësjellës-kanalizime apo ndërmarrjet e tjera ishin vërtetë të mëdha, por sa ishte borxhi? 90 milionë euro e lamë ne, 165 milionë është sot.

A e dini se në bashkinë e Peqinit kanë 4 muaj pa marrë paga punonëjsit. Në bashkinë e Belshit, kanë qenë 150 punonjës, sot janë 450. Në bashkinë e Elbasanit janë mijëra punonjës, vetëm kartën kanë dhe nuk shkojnë në punë. Por po jua them, ka një Zot lart”, tha ndër të tjera Dashnor Sula.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img