Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Dash Sula e ka të qartë “krahun”: Sali Berisha po bën gabim të madh, “gjyshi” nuk mund të shkatërrojë Partinë në këtë moshë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Dashnor Sula e ka të qartë “krahun” në përplasjet që po zhvillohen në PD. Ai thotë se ish-kryeministri Berisha po gabon mjaft rëndë me “luftën” që i ka hapur Lulzim Bashës dhe po shkatërron PD.

Sipas Sulës, Berisha ka detyrë ta shpëtojë partinë, jo ta çojë drejt greminës.

“Unë shpreh keqardhje për këtë situatë që është krijuar. Ky është një gabim mjaft i madh i Sali Berishës, duhet të bënte sakrifica sublime për PD-në. Kjo parti është si fëmija e tij që e ka lindur dhe e ka rritur vetë. Në këtë moshë që babai apo gjyshi, ta shkatërrosh PD-në, t’i gjuash me gurë me hunj, me anti-tank, kushdo qoftë, vetëm se ke debat me kreun e PD-së, unë personalisht, kurrë nuk kam dal që t’i gjuaj PD-së me gurë apo lidershipit të PD-së.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka debat! Por të dalësh në publik t’i gjuash lidershipit të saj, do të thotë se atë që ke rritur me duart e tuaja ta godasësh veten. Është detyrë e Berishës ta shpëtojë PD-në, mos ta çojë drejt greminës. Basha nuk ka një politikan që respekton rregullat e rojës, ka një politikan që po e mban pushtetin me thonj. Bëj thirrje së Berisha të tërhiqet jo të sulmojë Bashën. Berisha ka një cikël fillimi dhe një cikël fundi”, ka thënë Sula në “5 pyetje nga Babaramo”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img