Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Dash Shehi thyen heshtjen dhe pranon rezultatin: Më vjen shumë keq për këtë rezultat, por betejën do ta vazhdoj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dashamir Shehi, kandidati i Partisë Demokrtike i renditur i 13-ti në listën e Tiranës, ka reaguar për herë të parë pas disfatës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai falenderoi qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së dhe atij personalisht, ndërsa shton se do e shfrytëzojë mandatin e tij për të ngritur zërin për problemet e shqiptarëve.

“Miq, shokë, dashamirës,

ju FALENDEROJ për mbështetjen tuaj në këtë muaj të vështirë.

ju FALENDEROJ të gjithë ju që u angazhuat në fushatën time, që u angazhuat për t’i ruajtuar votat dhe mbi të gjithë ju që më besuat me votë.

Unë si përherë do ta shfrytëzoj mandatin tim për të ngritur zërin për problemet dhe cështjet tona duke shpresur se zëri im do të ketë peshë dhe mund të sjellë një ndryshim.

Sigurisht që më vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por betejën do ta vazhdoj! Do ta vazhdoj në emrin tim dhe në emrin e mijërave votuesëve që më besuan mua personalisht!

Do të kem nevojë për mbështetjen tuaj, derisa të rikthejmë në Shqipëri, lirinë, demokracinë dhe Europën.

U mirëutakofshim përsëri miqtë e mi”, shkruan Dash Shehi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img