Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dash Shehi shpërthen ndaj të tijve: Brenda PD shoh fytyra të trishtuara jo se ka humbur e djathta, por se nuk bëhen dot drejtorë

Shkruar nga Newsbomb
Dash Shehi shpërthen ndaj të tijve: Brenda PD shoh fytyra të

Kandidati i koalicionit PD-AN, Dashamir Shehi, i cili arriti të fitonte mandatin e deputetit në Parlamentin e ardhshëm, ka shpërthyer kundër disa anëtarëve të Partisë Demokratike.

Ai thotë se në PD sheh fytyra që janë shumë të trishtuar jo se humbi e djathta, por se nuk mund të bëhen dot drejtorë. Shehi u shpreh në A2 se është kundër bashkëqeverisjes me Edi Ramën, pasi kryeministri nuk po e çon vendin drejt BE-së, por drejt Turqisë.

“Sot unë shoh brenda PD-së, e them me dhimbje këtë, shoh fytyra që janë trishtuar jo se ka humbur e djathta, jo se ka humb demokracia, mua kjo me trishton se kam 25 vjet ne opozita, por se ka humbur perspektiva se ky do të bëhej drejtor i KESH-it, ai i leshit, ai a kupton ti. E i them kujdes kolegë opozitarë, beteja jonë është me moralin dhe me të drejtën, beteja jone eshte ta marrim të çojmë Shqipërinë në BE. Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi u dashka bashkeqeverisje, unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, tha Shehu.

Për sa i përket thirrjeve të disa anëtarëve të Pd kundër Lulzim Bashës, Shehi tha se kryedemokrati nuk duhet të gjykohet pa përfunduar hetimet për krimet zgjedhore.

“Unë drejt idesë së bashkimit të së djathtës po shkoj, por njëherë duhet qetësuar ambienti politik brenda opozitës shqiptare. Duhet të marrim me radhë faktorët negativë që çuan në këtë rezultat, t’i bëjmë të qartë ndërkombëtarëve që nuk është kjo Shqipëria, se ndryshe nuk është Bjellorusia dhe e treta në një proces politik që pse e djathta nuk është në gjendje të krijojë demokraci të brendshme, në vend të korrentit krijon fraksione. Ne duhet t’i japim këtë lloj frymëmarrje jo vetëm për Kollozin për shumë Kollozë të tjerë intelektualë. Nuk kemi të drejtë të gjykojmë Bashën pa përfunduar hetimet. Ne nuk kemi raport zyrtar të OSBE-së, kemi dy muaj punë të vërtetojmë ç’është vjedhur, pastaj të gjejmë asetet e reja të së djathtës dhe asistuar të djathtës në një pozicion politik. Nuk mund të qëndrojë më mbi antikomunizmin. Duhet një përqasje e re për botën e biznesit dhe intelektualëve”, tha Shehi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll